Marina Vjollca dhe Getoar Selimi do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë. Ditët e fundit të shtatzënisë moderatorja po i kalon në Seychelles dhee së fundmi ka treguar barkun e rrumbullakosur me rrobabanjo.
Marina shfaqet e veshur me rozë dhe ka vendosur në kokë edhe një lule rozë.
Po ashtu përshkrimin e fotos ka vendosur që ta shoqërojë me një lule në këtë ngjyrë duke konfirmuar në njëfarë mënyre se është në pritje të një bebusheje.

Gjithashtu thuhet se Marina e Geti do ta quajnë vajzën Marget, bashkim i emrave të tyre.
