Kylie Jenner ka pozuar së fundmi e veshur me një fustan të punuar me grep. 24-vjeçarja, e cila është shtatzënë për herë të dytë, realizoi një set fotografik për linjën e veshjeve të motrës së saj, Kourtney Kardashian, shkruan “The Sun”.
Në fotot e publikuara në Instagram-in e saj, Kylie pozoi me fustanin e guximshëm, i cili i tregonte pothuajse të gjithë gjoksin.
Kylie nuk ka bërë asnjë reagim publik për pritjen e ëmbël, por burimet thonë se ylli i ekranit i ka treguar familjarëve dhe të afërmve të tjerë.

“Kylie është mirë. Që kur mbeti shtatzënë, është përpjekur të pushojë pak më shumë. Megjithatë, ajo është shumë e zënë me Stormi-n (vajzën) dhe markën e saj,“- tha një burim.

Kylie Jenner dhe Travis Scott u ndanë në vitin 2019, por tashmë kjo i përket së shkuarës, pasi dyshja jo vetëm që janë bashkë, por po zgjerojnë edhe familjen.
