Postimet që Sindi Loci bëri dje në llogarinë e saj në Instagram ngritën dyshimet se ish-konkurrentja e “Për’puthen” i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin misterioz.
Sindi reagoi mbrëmë në lidhje me jetën e saj private duke sqaruar një herë e mirë nëse është ndarë apo jo nga partneri. Ajo zhvilloi një intervistë virtuale me ndjekësit në Instastory dhe kur u pyet nëse është ndarë me të vërtetë, Sindi shkroi:
“Tema që doja të prekja, sepse shumë portale po flasin për këtë… JO! Unë dhe partneri im jemi duke shijuar çdo moment që kemi mundësi me njëri-tjetrin… Story-t që kam shpërndarë këto ditë nuk kanë aspak lidhje me lidhjen time dashurore.
Jeta e një njeriu nuk rrotullohet vetëm rreth dashurisë së partnerit. Story që i kisha bërë tag dhe mamasë sime ishte dedikuar për shoqërinë!”.
Në Instastory-t e publikuara dje, Sindi ndau disa shprehje ku thuhej:
“Njerëzit gjejnë kohë për ata që duan të gjejnë. Njerëzit u shkruajnë dhe u përgjigjen atyre që duan t’u flasin. Mos i besoni kurrë dikujt që thotë se ka qenë tepër i zënë. Nëse do të dëshironin të ishin aty, do të ishin me patjetër”.
Ndërsa në thënien e dytë, shkruhej: “Për arsye personale, kam nevojë për një përqafim”.
Disa javë më parë, ish-konkurrentja e programit të dashurisë deklaroi se ka nisur një lidhje për herë të parë dhe se është shumë e lumtur.
“Për vete më bëri me shikimin si fillim. Kur bisedojmë duket sikur humb në sytë e mi dhe sikur koha ndalon”, shkroi gjatë një bisede virtuale Loci.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/03/auto_u1630660586.jpg)