Fansat janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për idhujt e tyre dhe këtë gjë sapo e ka vërtetuar një nga fanset e Dafina Zeqirit.
Një vajzë ka gdhendur në trup titullin e albumit të ri të Dafina Zeqirit, “Dafinë Moj”. Në pjesën e shtyllës kurrizore ajo ka bërë tatuazh titullin e albumit dhe sipër tij një kurorë.
“Bota ka nevojë për gra të forta. Gra që do të ngrenë dhe ndërtojnë njëra-tjetrën, gra që do të duan dhe do të duhen, gra që do të jetojnë me guxim, gra të pathyeshme. Dhe ti je ajo grua për mua”, shkruan fansja përkrah fotos së tatuazhit.
Dafinës nuk i ka shpëtuar kjo surprizë e këndshme dhe menjëherë e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.
“A ka faj këtu Da-fi-na?”, shkruan këngëtarja e befasuar.