Enca ndan me fansat një fotografi të rrallë nga fëmijëria

Bota e Yjeve

Enca ndan me fansat një fotografi të rrallë nga fëmijëria

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 12:04
Enca

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndejkësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e aj e përditshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe imazhet e ndryshme nga e kaluara.

Një gjë të tillë, këngëtarja e ka bërë së fundmi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, duke ndarë me ndjekësit një fotografi të rrallë nga fëmijëria.

Image

Bëhet fjalë për një imazh, ku ajo si fëmijë shfaqet me flokë të shkurtra ndërsa shihet e lumtur në fotografi.

“Ruensa gjithmonë ka qenë më e ëmbla”, ka shkruar Enca në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Këngëtarja përndryshe e ka pasur gjithmonë dëshirën për t’u marrë me muzikë dhe si fëmijë ishte paraqitur në spektaklet e fëmijëve, si “Një këngë për ty” në Top Channel, ndërsa më pas si adoleshente në “The Voice of Albania”.

Enca pati një ngjitje të dukshme në famë në verën e vitit 2014 kur publikoi hitin e saj “A po t’pëlqen”, që aso kohe ishte kthyer në një ndër këngët më të dëgjuara të momentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat