Zendaya mahnit në Festivalin e Filmit në Venecia

Bota e Yjeve

Zendaya mahnit në Festivalin e Filmit në Venecia

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 07:54
Zendaya

Zendaya bëri që të gjithë ta kthejnë kokën gjatë premierës së filmit të saj të fundit “Dune” të premten në Festivalin e Filmit në Venecia.

Aktorja 25-vjeçare iu bashkua evenimentit me një pamje të veçantë në një fustan lëkure të bërë nga Balmain.

Ajo e kompletoi dukjen me një smerald 93 karatësh të një gjarpri të mbështjellë me diamant të gjelbër.

Me pamje të tillë u shfaq Kim Kardashian në “Met Gala” të vitit 2019.

Kohët e fundit, Zendaya u bë aktorja më e re që fitoi një “Emmy” për drejtimin e një seriali dramë. Ajo u nominua për rolin e saj në “Euphoria” të HBO.

Në atë kohë, aktorja garoi kundër emrave të mëdhenj në industrinë e Hollywoodit duke përfshirë Laura Linney, Olivia Colman, Jodie Comer, Sandra Oh dhe Jennifer Aniston.

“Do të thotë kaq shumë për mua. Çdo grua në atë kategori padyshim që e admiroj jashtëzakonisht shumë, punën e tyre dhe gjithçka që ata vazhdojnë të bëjnë”, tha Zendaya në atë kohë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat