Rita Ora inkurajon fansat e saj të bëjnë palestër.
Rita Ora njihet si njëra ndër këngëtaret e njohura shqiptare me famë të gjerë ndërkombëtare.
Ajo për momentin po qëndron në Los Anxhelos prej ku edhe po sjell imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria por edhe nga jeta profesionale.

Bukuroshja shqiptare njihet për linjat e pabesueshme trupore për të cilat punon mjaft shumë në palestër.
Së fundi këngëtarja ka publikuar disa fotografi në profilin e Instagramit ku shihet e veshur me rroba palestre.
Në mbishkrimin e fotografisë ajo nxiti fansat e saj të vizitojnë palestrën në mënyrë që të jenë sa më të tonifikuar.
