Aktorja dhe modelja e bukur italiane Madalina Diana Ghenea po merr pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia.
Aktorja 34-vjeçare parakaloi në tapetin e kuq në një krijim të mrekullueshëm dhe provokues, pjesa e sipërme e së cilës është me një dekolte të thellë dhe e bërë nga dantella transparente, ndërsa pjesa e poshtme është me vëllim luksoz.
Madalina gjithashtu tregoi modelin e saj të ri të flokëve, dhe veshja nxori në pah linjat e saj të mrekullueshme dhe gjithë sensualitetin.
Mediat botërore gjithashtu e quajnë atë Sofia Loren moderne, dhe në hitin e ardhshëm të filmit "House of Gucci" ajo interpreton personazhin e kësaj dive të filmit.


