Bukuroshja nga Kosova sot ka arsye për të festuar.
Blerta Veseli feston ditëlindjen e saj të 24-të, meqë rast pranoi urime të shumta nga familjarët dhe miqtë.
Ndërkohë nuk munguan as fotot që Blerta i ndau në instagram duke treguar pak nga festa e saj e ditëlindjes së 24-të.
“Jetë e thjeshtë, 24 të ëmbla”, shkroi ajo sipër imazheve në të cilat u shfaq veshur me një bluzë të bardhë me dekolte të hapur.

E për të plotësuar dukjen e saj fantastike Blerta grimosi buzët me një buzëkuq ngjyrë të ndezur duke tërhequr më shumë vëmendje.

Kujtojmë, se Blerta është vajza e cila rrëmbeu titullin “Miss Universe Kosovo 2020”.