Can Yaman as nuk priti fare të qetësoheshin ujrat apo ta konfirmonte realisht ndarjen nga Diletta Leotta, por i nxiti prapë thashethemet për veten nga ‘Venice Festival’.
Aktori turk u shfaq atje për të tërhequr një çmim dhe ishte gjithë buzëqeshje dhe gëzim teksa qëndronte krah Moran Atias, aktore izraelite.
Nuk u prekën, folën pak, por kishte një komunkimin të fortë mes tyre vetëm me sy. Shpesh i buzëqeshnin njëri-tjetrit dhe kaq u desh që të hapen fjalë se çifti ka diçka.
Atias është edhe aktiviste dhe ka një diferencë prej 9 vitesh nga Can, i cili është më i vogël se ajo. Ky flirtim në heshtje i tyre i habiti jo pak të pranishmit, ndërsa mediat kanë nisur të flasin bazuar mbi ca shkrepje fotosh nga festivali.
A është ky fillimi i një historie të re dashurie për Can, akoma nuk e dimë.

