Luana Vjollca më datë 2 shtator festoi 30-vjetorin e lindjes. Ajo u mbush plot dashuri atë ditë mes urimeve dhe dhuratave të shumta nga miqtë dhe kolegët e saj.
Luana u shpreh mjaft e lumtur për dashurinë e marrë dhe këtë e shprehu në rrjete sociale.
“Lule’s birthday! Nuk kam fjale mjaftueshem per tju falenderuar secilin nga ju per dashurine qe me keni dhuruar sot. Ju paca perhere! #30 ?”, shkruajti Luana krahas postimit në Instagram.
Mirëpo siç e ka tradita, ditëlindja nuk festohet vetëm për një ditë. Pasi na dha lajmin e shumëpritur mbi projektin e ri që do të titullohet “Thuaje”, Luana i ka dhuruar vetes disa ditë pushimi dhe ka zgjedhur vendin perfekt, në Mykonos.
Jeni kuriozë të dini se kush po e shoqëron moderatoren dhe autoren e njohur gjatë pushimeve të saj?!
Na e zbuloi vetë Luana nëpërmjet një postimi ku shfaqet me bikini dhe “shoqëruesen” e saj e cila e quhet “Red Tote Bag”, çanta e kuqe nga koleksioni “Natural Beast”.
