Ajo kurrë nuk dështon së dukuri sensacionale.
Dhe Rita Ora tregoi barkun e saj fenomenal dhe linjat e mrekullueshme në një kostum tërheqës të premten, kur ajo u largua nga hoteli i saj në New York gjatë javës së modës që po mbahet atje, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 30-vjeçare e lejoi barkun e saj të tonifikuar të ekspozohet që të shfaqet në një kostum të ndritshëm ngjyrë portokalli dhe një bluzë të prerë shkurtë ndërsa dilte jashtë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/11/auto_0881631343914.jpg)
Ajo dukej çdo centimetër në hap me modën, teksa e kishte kombinuar veshjen me një palë taka të verdha.
Interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” përfundoi pamjen mahnitëse me një kuletë dore prej neoni ngjyrë rozë dhe mbante një palë syze dielli për shëtitje.
Rita i kishte stiluar flokët e saj bisht, duke përdorur një makijazh magjepsës në fytyrën e saj.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/11/auto_0871631343916.jpg)
Ashtu si shumë të famshëm të tjerë të profilit të lartë, artistja me origjinë shqiptare ndodhet këto ditë në Big Apple për Javën e Modës në New York.
Të mërkurën ajo u pa duke hipur në një fluturim privat në Van Nuys, Kaliforni me Kristen Stewart dhe Ashley Benson duke u larguar drejt eventit që po organizohet pas dy vitesh mungesë organizimi.
Rita është paraqitur së fundmi në një nga katër kopertinat e “The Daily Front Row”, ndërsa kompania mediatike nxjerr në shitje numrin e saj të “Fashion Media Awards”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/11/auto_0861631343921.jpg)
Ajo është në shoqëri të mirë me Ashley Graham, Irina Shayk, dhe Stella Maxwell, të cilat gjithashtu janë në faqet e tri numrave të tjerë.
Ora gjithashtu u shpërblye me çmimin “Ikona e Stilit” në Javën e Modës në New York 2021.
Kjo paraqitje e saj vjen vetëm pak kohë pasi është raportuar se ajo do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar pas një kohe të gjatë, që kur theu rregullat vitin e kaluar me organizimin e një feste të paligjshme në Londër.
Është raportuar se ajo do të kthehet në vendin e saj për rolin e ri si paneliste në spektaklin “The Masked SInger”.