Oya Unustasi dhe Ahmet Tansu Tasanlar, dy aktorët që luajnë rolet e Gonyl dhe Azat në serialin “Hercai” i kanë dhënë fund beqarisë. Çifti u martua me një dasmë mes miqve dhe të afërmve mbrëmjen e djeshme.
Engin Akyurek dhe Toygar Isikli ishin dëshmitarë në dasmën e çiftit.
Oya dhe Ahmet e nisën mbrëmjen me një kërcim teksa të ftuarit ndanë shumë foto e video nga dasma.
Aktorja preferoi të zgjidhte një fustan sirenë për dasmën e saj ndërsa Ahmet xhaketë të bardhë e pantallona të zeza.
Mes të ftuarve nuk mungoi as aktorja kryesore e serialit Ebru Sahin, e cila luan rolin e Rejanit.

