Sia dhe Joel rriten çdo ditë, por imazhet e tyre nëpër Instagramin e prindërve janë ca të rralla, sidomos të së voglës.
Ami dje tregoi si duken dhomat e dy të vegjëlve.
Tek e Sias mbizotëron ngjyra portokalli dhe e bardhë, ndërsa tek e Joel bluja dhe e bardha.
Madje i vogli paska mbi tavan të pikturuar pamjen e një qielli blu plot re.
Amarda ndan rrallë imazhe nga shtëpia e familjes, por mesa duket, organizimit dhe sistemimit të fundjavës nuk i rezistoi dot.

