Arbenita Ismajli është një prej nënave më joshëse të ‘shoubizit’ shqiptar.
Modelja bukuroshe pak muaj më parë u bë nënë për të parën herë dhe tashmë ka arritur që t’i rikthejë linjat trupore.
Bukuroshja ka shfaqur format e tonifikuara në disa imazhe që ka sjellë së fundi në llogarinë e Instagramit. E veshur në një fustan të ngushtë që ia theksonte format, Arbenita dukej më tërheqëse se asnjëherë më parë.

Modelja që ndiqet nga më shumë se 600 mijë ndjekës, pranoi komente të shumta nga fansat e saj.
Rikujtojmë që Arbenita është e martuar me reperin, Fero, çifti janë bërë prindër të një vajze në prill të këtij viti.

Ndërkohë, ata së fundmi shijuan pushimet në Mal të Zi, nga ku postuan imazhe të ndryshme familjare.
