Modelja pothuajse çdoherë mahnit me dukjen e saj.
Oriola Marashi, ka sjell imazhe të reja në rrjete sociale nga një event i modës.
E veshur me një fustan me ngjyrë të kaltër, modelja ka ekspozuar njërën këmbë duke pozuar me plot elegancë.
Imazhet e shkrepura ajo i ka bërë në një ambient të mbyllur teksa prapa saj mund të shihen pije alkoolike.
“Është gjithmonë një kënaqësi të kalosh kohë me më të mirët nga më të mirët. #guessfamily në ngjarjen e fushatës @marciano! Faleminderit për ftesën @paulmarciano Ishte një natë perfekt! ?”, shkroi modelja në përshkrimin e postimit.