Amelia Hamlin vendosi të tërheqë të gjithë vëmendjen me look-un e fundit që kishte zgjedhur për një event të rëndësishëm, pas ndarjes nga Scott Disick.
Modelja 20-vjeçare aktualisht është në Londër për Javën e Modës, ku edhe ka sfiluar për stilistin Yuhan Wang, shkruan “Page Six”.
Së fundmi, vajza më e vogël e Harry Hamlin dhe Lisa Rinna u shfaq e veshur me një tyl të tejdukshëm metalik nga Natalia Fedner, që i zbulonte pothuajse gjithçka.
Sa i përket të brendshmeve, ylli u shfaq pa sytjena dhe veshi tanga të vogla nudo. Amelia i kërkoi falje babait të saj për veshjen që zgjodhi.
“Më trego që po përpiqesh të marrësh ish-in tënd pa më thënë se po përpiqesh ta marrësh ish-in tënd,“- ishte komenti më i shpeshtë që u bë ndaj modeles në fotot që publikoi në Instagram.
“Zoti ndoshta po qan tani,”- shkroi një tjetër.
Kjo është hera e parë që Amelia del publikisht me një pamje seksi në një event që kur u nda nga ish i dashuri Scott Disick në fillim të këtij muaji.

