Këngëtari Liam Payne dhe e dashura e tij, Maya Henry, kanë ngritur dyshimet se janë fejuar sërish, gjatë festës së Javës së Modës, në Londër.
Modelja seksi kishte veshur një fustan të ngushtë pas trupit, ngjyrë vjollcë, i cili i tregonte të gjitha format trupore. Ndërkohë 28-vjeçari kishte zgjedhur të vishej me të zeza, përveç xhaketës që mbante lart, e cila ishte ngjyrë gri me vija të bardha, shkruan “Daily Mail”.
Kur po qëndronin para fotografëve, modelja 21-vjeçare tregoi një unazë që ngriti dyshimet se këngëtari i ka propozuar sërish asaj pas ribashkimit. Megjithatë, unaza që Maya mbante në gisht nuk ishte ajo e fejesës prej 3 milionë funtesh, me të cilën Liam i propozoi në vitin 2020.

Dyshja dukeshin shumë të lumtur dhe të dashuruar me njëri-tjetrin, teksa qeshnin para kamerave të fotografëve.
Këngëtari 27-vjeçar zbuloi se kishte prishur fejesën në qershor, dhjetë muaj pasi i propozoi modeles. Por në muajin korrik ata u fotografuan bashkë në një bar luksoz.
Në atë kohë, një burim tha: “Ata po preknin njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës. Prekje e krahëve dhe flirtim. Unë do të thoja se ishte përkëdhelje. Ai madje e kishte krahun rreth saj në një moment.

Ata nuk u puthën, por ishin ulur në një ambient të hapur dhe nuk dukej se po e fshihnin faktin që ishin bashkë. Dukej sikur nuk u interesonte kush i shihte. Pastaj u larguan së bashku”.
