Kejvina Kthella është një nga modelet më të bukura në vend.
Fillimisht mori famë duke u shfaq përkrahë Ermal Mamaqit si velinë e më tutje vazhdoi modelimin edhe në Itali.
Ajo është një nga femrat shqiptare më të ndjekura e natyrisht edhe më të përfolura në showbiz.

Së fundmi, Kejvina ka reaguar ndaj lajmit për vajzën 17 vjeccare nga Fushë Kruja e cila u abuzua nga 6 persona dhe ende po përjeton tmerrin pasi dy prej tyre dolën nga burgu dhe e kanë përdhunuar sërish.
Ajo u shpreh e habitur ndaj rastit e sidomos ndaj masave neglizhence të shtetit ku pasi bëri denoncim në polici e kishin cilësuar si të sëmurë mendore dhe i kishin thënë të ikte nga vendi.

Kejvina nuk u ndal së kritikuari, por dikujt i hyri në nerva the e ofendoi rëndë e cila nuk përtoi ta ndante me ndjekësit e saj.

“Goca duhet te jeni te ndershme qe mos t’ju perdhunojne sipas ketij burrit te nanes vet”, shkroi Kejvina duke iu përgjigjur ndjekësit.
