Kim Kardashian ka dëshmuar se ka një zemër të madhe duke u dalë në ndihmë familjeve në nevojë.
Sipas ‘GoFundMe’, ylli botëror I dhuroi një nënës së katër fëmijëve plotë 3000 dollarë.
Kësaj gruaje I kishte vdekur burri nga Covid-19, por që fatkeqësisht kishte humbur edhe punën pas këtyre ngjarjeve.

“Gjatë gjithë kësaj kohe, fatkeqësisht, faturat tona janë kthyer, pasi unë mund të paguaj vetëm minimumin e nevojshëm,” shkroi ajo në faqen e saj.
Lista e donacioneve e zbuloi se një përdorues me emrin Kim Kardashian West dhuroi këtë shumë të hollash.

“Kim vërtet dhuroi. Ajo donte ta bënte atë në mënyrë anonime dhe dha shumën e plotë që kërkonte nëna kur e postoi, e cila ishte 3,000 dollarë,” tha një burim për ‘Page Six‘.
