Kate Middleton u shfaq si rrallëherë në një tapet të kuq dhe kësaj radhe ishte e pranishme në premierën e filmit të fundit të James Bond, No Time to Die.
Kate ndoqi premierën në Royal Albert Hall e shoqëruar nga Princi William, si dhe Princi Charles dhe Camilla, Dukesha e Cornwall. Por Princesha ishte ajo që ua rrëmbeu të gjithëve vëmendjen, sepse shkëlqente në tapetin e kuq.
Kur themi shkëlqente, nuk e themi kot! Kate kishte veshur një fustan të mahnitshëm të mbushur me temina ari dhe me detaje tyli, nga Jenny Packham. Mbretëresha e shoqëroi pamjen me stiletto klasike nude nga Aquazzura dhe një palë vathë prej ari, ndërsa sa i përket grimit, zgjodhi një pamje natyrale.
William u shfaq i veshur me një smoking klasik të zi.
Anëtarët e forcave të armatosura dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor nga i gjithë vendi u ftuan për të parë premierën, si një falënderim për ndihmën dhe punën e tyre të palodhur gjatë pandemisë.
Cambridges, së bashku me Princin Charles dhe Dukeshën Camilla, u takuan edhe me skenaristët e filmit brenda Royal Albert Hall, duke përfshirë Phoebe Waller-Bridge, Neal Purvis dhe Robert Wade, si dhe Billie Eilish dhe vëllain e saj Finneas O'Connell (të cilët shkruan këngën me temën e fundit të filmit).
Çifti gjithashtu u përshëndet me disa nga anëtarët e kastit të filmit, përfshirë Naomie Harris, Rami Malek dhe Daniel Craig (i cili thuhet se i tha Dukeshës Catherine se dukej "jashtëzakonisht e bukur").