Vjeshta dhe fillimi i tetorit e ka gjetur Arminën në sfilatën e Vivienne West Wood, aty ku ka zgjedhur të shfaqet dhe me një ndryshim të ri në ‘look’.
Blogerja ka publikuar disa foto me baluket e prera shkurt dhe buzët vishnje duke iu përshtatur stinës në të cilën ndodhet.
Ndonëse Armina nuk ka eksperimentuar asnjëherë ekstremisht me ndryshimet në pamje, prerja e balukeve nuk kaloi pa u vënë re.

Armina ka pohuar se moda e sjellë ndër vite nga Vivienne e ka inspiruar gjithmonë, ndaj dhe s’do të ishte çudi që ky ndryshim të ishte për shkak të kësaj paraqitjeje në sfilatën e West Wood.