Rita Ora ka shkëlqyer edhe një herë me paraqitjen e radhës që bëri përmes disa imazheve të reja.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka sjellë për 16 milionë fansat e saj disa fotografi në të cilat përveç se me shumë stil, ajo dukej joshëse dhe në formë të mrekullueshme.
30-vjeçarja shihet me një fustan të shkurtër me ngjyrë të zezë, me detaje gurësh me shkëlqim, ndërsa flokët bionde i la kaçurrela natyrale

“Ndriçoni dritën tuaj”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazhe, krahas të cilave nuk kanë munguar komplimentet e fansave.