Cardi B mori gjithë vëmendjen e mediave dhe njerëzve gjatë daljes në Paris të dielën, duke u shfaqur me një pamje të çuditshme. Reperja ishte veshur kokë e këmbë me jeshile dhe njerëzit në rrjetet sociale aq deshën për ta kthyer në meme.
Kostumi, i stiluar nga Richard Quinn, u bë objekt krahasimesh.
Disa përdorues të Twitter bënë shaka se veshja e saj ngjante me atë të Will Smith që është veshur si luledielli dikur në një episod të "Fresh Prince of Bel-Air".
Ndërsa të tjerë thanë se u kujtonte atyre Dipsy-n nga "Teletubbies".
Dikush tjetër e krahasoi me "Baby Bop" (nga "Barney & Friends").
Megjithatë, komentet për veshjen e Cardi-t nuk ishin të gjitha të këqija në internet. Shumë nga fansat e saj thanë se po u pëlqente kjo pamje, edhe pse ishte një nga zgjedhjet e saj më të çuditshme të modës.
