Bukuroshja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, vazhdon të jetë një prej femrave më të komentuara në rrjetet sociale.
Ajo së fundmi ka bërë të ditur se bashkë me shoqen e saj, ka udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.
Arta, e cila njihet për fotografitë e saj atraktive në InstaStory, publikoi një imazh ku theksonte linjat e saj trupore, ndërsa shkruante në mbishkrimin e saj se ka shkuar atje për javën e ditëlindjes.
Tutje, Nitaj publikoi edhe një tjetër fotografi nga dhoma e hotelit, ku shihej e veshur me robdeshambër, ndërsa në prapavijë mund të shihej një panoramë e Dubait.
Ajo çfarë vërehej ishte varësja e artë në formën e shqiponjës, e cila ndodhej në qafë, duke treguar kështu ndjenjën e saj të patriotizmit kudo që shkon.
Bukuroshja e njohur e përfundoi ditën me një video atraktive, ku mund të shihej me një fustan të shkurtër, teksa i dha një pamje përfundimtare fizikut të saj të tonifikuar.
Arta përndryshe në pak javë do të festojë ditëlindjen e saj, teksa për ta festuar atë, bashkë me shoqen e saj Stinën, kanë zgjedhur një pushim në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.


