E keni parë dhe e njihni të gjithë natyrisht pasi ka hijeshuar videon që u pëlqye shumë "Bomba" dhe nëse kjo këngë ka plot klikime në youtube merita është dhe e bukuroshes bionde.
Ajo quhet Leonora Halitaj ku mësojmë se jeton në Zvicër me origjinë nga Kosova.
Vajza elegante dhe mjaft e bukur i pëlqen mjaft bota e modës, ndërsa ne kuptojmë se ftesa për të qenë në klipin e këngëtarit Durim Malaj i erdhi nga një shok i saj.
Nëse jeni kurioz të dini se Leonora është bionde natyrale po është e vërtetë, ndërsa i pëlqen të jetë imazh edhe në ndonjë klip tjetër i ndonjë artisti të njohur.
Po ajo pëlqen shumë modelizmin e duke parë bukurinë e saj vërtetë do të ketë të ardhme në këtë fushë dhe në botën e modës.BS