Ka kohë që nuk ka qenë aktiv me prurje të reja muzikore, por duket se po bën një rikthim.
Bëhet fjalë për reperin nga Tetova, S4MM, i cili duket t’i ketë munguar skenës muzikore për disa muaj.
Ai së fundmi ka ndarë një postim në InstaStory, me anë të të cilës tregon se po vjen me këngë të re.
Për projektin e ri, Semir Selimi (emri i vërtetë) shfaqet nga një studio muzikore në Zvicër.
Megjithatë, nuk ka dhënë detaje më të hollësishme rreth asaj që po sjellë ditëve në vijim.
“Habibi” ndërkaq mbetet realizimi i fundit i artistit shqiptar që e solli në muajin qershor.
Projekti deri më tani ka kaluar shifrën e tre milionë klikimeve në kanalin YouTube.