Ada Deda është bërë e njohur fillimisht në Shqipëri si vajza seksi e ish-deputetes së PD, Albina Deda.
Por tani, ajo numëron mijëra ndjekës në rrjetin social Instagram dhe është bërë modele e suksseshme.
Gjatë një interviste, 22-vjeçarja tregoi se në fillimet e karrierës e ka ndihmuar fakti që nëna e saj ishte e njohur, ndërsa tani është shkëputur nga emri i saj.

“Mendoj se gjithçka ka nisur në moshën 16-vjeçare kur të gjitha vajzat dëshirojnë të bëjnë foto të bukura dhe të bëhen modele.
Pavarësisht kësaj, e kam thënë dhe më parë, më ka ndihmuar shumë emri i mamit. Kështu që, hap pas hapi arrita këtu ku jam. Tani jam mësuar, nuk më ka shqetësuar aspak, as në fillime. Thjesht kam filluar të shkëputem nga emri i mamit, portalet tani fillojnë me emrin Ada Deda modelja”, u shpreh Ada Deda.

Modelja pranoi se përdor photoshop në imazhet e publikuara në Instagram ndërsa tregoi se fotot me bikini janë më të pëlqyera nga ndjekësit e saj.

“Foto me bikini ecin më shumë, jo vetëm ndiqen nga djemtë por edhe nga vajzat që të komentojnë për photoshop. Unë e përdor photoshop, e gjej diçka tek fotot për të ndryshuar”, u shpreh 22-vjeçarja.
