John Travolta rikujtoi bashkëshorten e tij të ndjerë, Kelly Preston, me rastin e ditëlindjes së saj të 59-të.
Travolta i kushtoi një urim aktores në Instagram. Krahas një fotografie të Kelly-t, e cila ndërroi jetë nga kanceri i gjirit në korrik të vitit të kaluar, ai shkroi:
"Gëzuar ditëlindjen Kelly. Na mungon dhe të duam shumë".
Fansat e aktorit treguan mbështetje, duke ndarë urime dhe mesazhe emocionale.
Kelly luftoi për 2 vjet me sëmundjen jashtë vëmendjes së publikut, derisa ndërroi jetë e rrethuar nga të dashurit e saj, përfshirë dy fëmijët, Ben dhe Ella.
John dhe Kelly ishin të martuar që nga viti 1991 dhe patën tre fëmijë së bashku. Fatkeqësisht, ata humbën djalin e tyre të madh Jett në janar të vitit 2009, në moshën 16-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje.