Learta Jakupi, ndryshe e njohur si reja e këngëtares Shyhrete Behluli, është emër mjaft i përfolur në median rozë.
Bjondja që u bë e famshme që kur u lidh me të birin e këngëtares, shpesh e gjen veten të komentuar për detaje të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
E, një moment krejt i veçantë, por edhe publik i jetës se saj, është puthja që i dha Kushtrimit në natën e martesës.

Këtë moment special dhe romantik pa dyshim që Learta nuk mund ta fshijë lehtësisht nga kujtimet e saj të çmuara.
