Dua Lipa, Iris Law dhe Donatella Versace i magjepsën të gjithë me dukjen në festën e “Frieze” dhe “Versace” në Londër të premten.
Këngëtarja, 25 vjeçe, e cila sapo ka kryesuar listat me këngën e saj të vetme “Cold Heart” (një bashkëpunim me PNAU dhe Elton John) shfaqi këmbët e saj të tonifikuara në një mini fund ngjyrë vjollce me shkëlqim dhe taka jeshile të materialit saten.
Bukuroshja e shoqëroi fundin me një bluzë të ndritshme jeshile dhe një zinxhir të trashë prej ari, shkruan DailyMail.
Flokët e saj të zeza ishin rregulluar në stilin bisht.
Iris, 21 vjeç, u shfaq me dekoltenë e saj të hapur, pasi kishte veshur një palë reçipeta të zeza, blu dhe rozë, të shoqëruara me një fund.
Milionerja Donatella Versace, 66 vjeçe, dukej sfiduese e moshës e veshur me një fustan të argjendtë, të shoqëruar me grim dramatik të syve, teksa iu bashkua Duas për një bisedë në darkë.


