Njëra nga artistet shqiptare që numëron ndjekës të shumtë në rrjete sociale, gjersa është mjaft aktive edhe me postime.
Bëhet fjalë për këngëtaren nga Peja, Ana Kabashin, e cila vetëm në Instagram ka grumbulluar afro 170 mijë njerëz.
E njëjta shpesh ndan imazhe e video të ndryshme nga përditshmëria, gjersa nuk mungon edhe me poza ngacmuese.
Krijuesja e hitit “Dashni” ka publikuar disa fotografi të reja, në të cilat ka marrë vëmendje me linjat trupore.
Me fustanin e shkurtër ngjyrë ulliri e stilin e veçantë të flokëve, këngëtarja duket në top formë.
“Çfarë po thonë sondazhet”, ka qenë përshkrimi i imazheve.
Komplimentet ndërkaq kanë qenë të shumta duke marrë reagime të shumta për këtë ‘look’.
Kabashi nga ana tjetër po vazhdon punën për projekte të reja muzikore.