Eni Koçi është një ndër artistet shqiptare, që përveç talentit të saj në muzikë, ka marrë gjithmonë një vëmendjen të veçantë përsa i përket paraqitjes së saj fizike.
Vitet e fundit ajo ka qenë mjaft e përkushtuar ndaj palestrës, gjë që e ka treguar herë pas here për fansat e saj.
Ndërkohë së fundmi, Eni ka bërë të ditur se ka arritur që të humbasë plot 9 kilogramë, ndërkohë që ka shtuar se është sërish në dietë.
“-9 kilogramë por sërish në dietë”, ka shkruar ajo në InstaStory.
Pas këtij postimi, fansat padyshim që kanë qenë kurioz të dinë sa është pesha e saj aktuale, mirëpo Eni mesa duket nuk ka preferuar që të bëjë publike detaje të tjera.