Rita Ora merr gjithmonë vëmendjen në daljet e saj publike. Këngëtarja shqiptare u shfaq me një fustan të guximshëm dhe të hapur te pjesa e gjoksit në Los Angeles ndërsa festonte ditëlindjen e së motrës, Elenës.
Ylli i muzikës pop dukej mbresëlënëse ndërsa mbante veshur dhe një pallto të gjatë ngjyrë kafe.
Motrat Ora u fotografuan së bashku pasi kishin dalë për të festuar 33 vjetorin e Elenës.
Këngëtarja u kujdes t’i bënte asaj dhe një dedikim mjaft prekës në rrjete sociale, ku shkruante se ndihej e bekuar për prezencën në jetën e saj. Krahas urimit, Rita ndau dhe disa foto të papublikuara më parë nga fëmijëria e tyre.
Kujtojmë që Rita ndodhet prej disa muajsh në Los Angeles bashkë me të dashurin e ri, Taika Waititi. Dyshja u njohën gjatë qëndrimit të Ritës në Australi, dhe megjithëse kanë pak kohë bashkë, ata thuhet se po planifikojnë martohen.