Kida është prej këngëtareve më të dashura dhe sukseset e saj po shtohen çdo herë e më shumë.
Prej vitesh, këngëtarja e njohur ka sjellë hite të shumta, ndërsa tani është drejt finalizimit të një projekt të ri muzikor.
Këtë e ka bërë të ditur vet Kida në një video të shkurtër që postoi në llogarinë e saj në Instagram pak ditë më parë.

Ndërsa, në disa postime që ka bërë së fundi, këngëtarja u shfaq me një pamje të re, flokë të gjata me balluke dhe grim të theksuar.
“Tung. Së shpejti. Diçka më ndryshe”, ka shkruar Kida në mbishkrimin e dy fotografive që postoi në InstaStory.

Kënga e re e Kidës mban titullin “Pse ike ike?”, ndërsa këngëtarja nuk ka dhënë më shumë detaje..
Ndërkohë, kujtojmë që projekti i saj i fundit mban titullin “Dinero” që ka mbi 2.2 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.