Takimi i Borës dhe Donaldit brenda shtëpisë së "Big Brother Vip" nisi me një përqafim të gjatë dhe me një trendafil të dhuruar nga Donaldi e në fund një puthje në buzë.
Mirëpo përpara se të ndodhte ky moment, Donaldi shpeshherë e ka shprehur gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme se vazhdon të ketë ndjenja për Borën.
Madje nuk e kishim vënë re, por ai gjatë gjithë kësaj kohe ka mbajtur në dorë llastikun e saj të flokëve, si për ta patur gjithmonë me vete.
Gjatë bisedave me banorët në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Donaldi është shprehur se nuk e ka mbyllur përfundimisht këtë histori me Borën dhe kur u pyet nëse e mendon të rikthehet me të, aktori tha: “S’e di. S’e di realisht… Ne sa u takuam, nisëm bashkëjetesën, 2 vite e gjysmë…“.
BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.