Adriana Matoshi ka publikuar disa foto të reja në Instagram.
Aktorja dhe deputetja është mjaft aktive në rrjetet sociale ku tregon përditshmërinë e saj.
Jo rrallë herë merr vëmendje me postimet në instagram për të cilat edhe komentohet shumë nga ndjekësit e saj.
Ajo shpesh përballet edhe kritika të shumta sa i përket jetës profesionale si deputete.
Derisa sot njëri nga ndjekësit ia ka përplasur fytyrës se e pëlqen si aktore por jo si deputete.
“Aktore e përkryer, deputete e tmerrshme” i tha ai në imazhet që postoi sot deputetja Matoshi.
Ndryshe, Adriana përballet edhe me kritikat e shumta sa i përket jetës private, për shkak të lidhjes me futbollistin Keith.