Bora dhe Donaldi janë padyshim kryefjala e mediave dhe rrjeteve sociale.
Dyshja që na fali një nga momentet më të bukura e emocionuese të ekraneve shqiptare, depërtuan në zemrat e të gjithve e shumë prej nesh e gjetën veten tek ta. Në këtë mënyrë, buja e këtij takimi është mëse e kuptueshme
Përveç videos së puthjes që është shpërndarë kudo, në Instagram ka nisur një trend i ri: “Mirëmëngjes vetëm Borës dhe Donaldit”.
Duket se e gjitha nisi nga producentja e programit Lori Hoxha që postoi një foto në Instagram ku shkruante “Mirëmëngjes vetëm Bora Zemanit".
Trendit të saj i janë bashkuar edhe Olsa Muhameti, Yll Limani e shumë përdorues të tjerë të mediave sociale.

Padyshim kjo i ka rënë në sy edhe vetë Borës e cila e ka pëlqyer shumë. Ajo ka rishpërndarë postimet në Instastory duke i shoqëruar me të qeshura.