Artistja e njohur, Kida, ka nisur përgatitjet për një projekt të ri muzikor prej kohësh.
Këngëtarja, e ndjekur nga afro dy milionë njerëz në rrjete sociale, thuajse është në finalizim të xhirimeve të videoklipit.
Ajo së fundmi ka ndarë disa fotografi të reja nga prapaskenat e klipit, e cila njëherësh ka marrë vëmendje të madhe me paraqitjen e ‘look’-un e veçantë.

“Be be bebe”, kanë qenë fjalët që ka shkruar përkrah postimit duke aluduar në këngën që po vjen.
Në një tjetër postim të shpërndarë në InstaStory, Orhidea Latifi (emri i vërtetë) vazhdoi: “Po vjen. Më shpejt se sa mendoni”.

Prurja e re e Kidës mezi po pritet edhe nga miqtë e fansat, reagimet e të cilëve kanë qenë të shumta.
E fundit këngë e lansuar nga Kida mbetet “Dinero” që deri më tani ka marrë miliona klikime.