Të gjithë u mahnitën nga paraqitja e Angelina Jolie në premierën e filmit “Eternal”. Fustani Atelier Versace metalik tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, por diçka tjetër nuk kaloi pa u komentuar. Po flasim për flokët e saj!
Kemi parë zgjatime flokësh të vendosura keq te shumë njerëz, por nuk e kishim menduar kurrë që do t’ia shihnim edhe Angelina-s. Kaq u desh që njerëzit online të bënin komente nga më të ndryshmet.
“Kushdo që ia vendosi flokët duhet të jetë një mik i Jennifer Aniston,” -thuhej në një koment.
“Kush ia vendosi flokët mbretëreshës Angelina? Duhet të pushohet nga puna!”
“Kush e la Angelina-n të dilte nga shtëpia me ato zgjatime?”
“Si mund ta lësh Angelina-n të ecë në tapetin e kuq me ata flokë? Dikush do pushohet nga puna.”
Epo, të paktën me këtë kuptojmë se edhe yjet janë njësoj si ne, nuk janë gjithmonë perfekt në gjithçka.