Pas gjithë dramës që po ndodh me çiftin Gigi- Zayn, motra e këtij të fundit ka vendosur ta mbështesë publikisht pas akuzave. Thuhet se Malik ka goditur të ëmën e Gigi-it, Yolanda Hadid dhe kjo e fundit e ka paditur.
Motra e këngëtarit, përmes disa postimeve të fundit në Instagram ka dhënë mesazhin direkt (ose indirekt) duke mbështetur të vëllain pas lajmit tronditës.
"Gjithçka që na duhet! Zayn të duam shumë të gjithë."- shkruan ajo në përshkrimin e një fotoje familjare. Jo vetëm që nuk e la me aq, por postimi i radhës lidhej direkt me karmën, hakmarrjen dhe gjithçka tjetër që përkon me situatën në fjalë.
"Karma e bën punën e saj për të gjithë. Çdo gjë rrotullohet në botë! Nuk mund të ikësh duke akuzuar dhe poshtëruar njerëzit gjithë jetën tënde, s'më intereson se kush je."-lexohej në thënien e postuar.
Zyan dhe Gigi janë rreth 5 vitesh bashkë dhe së fundmi janë bërë prindër të një vajze 13-muajshe, Khai. Përsa i përket lajmit të ndarjes, përfaqësues të të dyve kanë kërkuar privatësi në lidhje me këtë çështje pasi është shumë delikate.