Emrat e njohur të estradës kanë filluar të përgatiten për festën e Holloween që mbahet me 31 tetor (të dielën).
Në mesin e tyre, edhe Kejvina Kthella duket se ka bërë zgjedhjen e saj, të cilat ajo ka vendosur të jenë dy të tillë.
Modelja e njohur përmes disa InstaStory sot (e premte) postoi pamje nga përzgjedhja e kostumeve për Halloween.

Kejvina në veshjen e parë shihet e veshur si infermiere në një fustan lëkure të kuq, ndërsa në veshjen e dytë ajo u paraqit me një trupore me model tigëri.
Kështu, modelja vuri në pah linjat joshëse të trupit, për të cilat njihet më së miri.

Kujtojmë, që Kejvina u bë e njohur në emision “Xing me Ermali”, ndërsa ka kohë që është tërhequr nga projektet televizive dhe nuk dihet nëse po planifikon një rikthim.