Dy herë në javë, prezantuesja Arbana Osmani është me spektaklin e “Big Brother VIP”.
Dyfishimi i programit nënkupton edhe dyfishim të rritjes së preokupimit për veshjen.
Në disa raste, ajo i ka besuar sërish dizejnatores nga Kosova Lia Stublla teksa në mbrëmje të caktuara po vishet me brande luksoze.
Kështu ka vepruar mbrëmë kur u shfaq në Versace.
Një përllogaritje të veshjes kokë e këmbë e ka bërë faqja “Albania Streetstyle”.
2486 dollarë ka kushtuar pamja e Arbanës mbrëmjen që lamë pas.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/30/auto_249774337_3113538942250620_1593768456053420983_n1635619446.jpg)