Alessandra Ambrosio i la pak vend imagjinatës kur bëri një paraqitje të jashtëzakonshme në festën e Halloween të shtunën mbrëma.
Supermodelja ngriti temperaturat duke u shndërruar në një zanë akulli.
Me veshjen e saj të bardhë ajo ka treguar trupin e saj të tonifkuar me disa zbukurime argjendi.
Ajo kishte vënë edhe parukë të bardhë dhe kurorë të bardhë në kokë./Bota sot