Dy ditë më parë Tayna dhe Ledri Vula ngritën dyshime në rrjetet sociale se po sjellin një bashkëpunim.
Ishte Tayna ajo që publikoi disa foto ku shihej e veshur si një flutur duke shkruar: “Këtë vit vendos të jem flutura në stomakun tënd!”
Ajo i ka bërë tag Ledrit në këto foto dhe ky i fundit nga ana tjetër, ka komentuar vetëm me emojin e syve
![Image](/media/botasot.info/images/2021/November/02/auto_20211031_1748001635874371.jpg)
Nuk ka vonuar shumë dhe sot Ledri dhe Tayna kanë konfirmuar bashkëpunimin. Ata kanë publikuar në rrjetet sociale një video të shkëputur nga videoklipi i tyre duke shkruar “Coming soon”.
Deri tani nuk dihet as titulli e as data e publikimit por mezi po presim.
Kujtojmë se dy reperët bashkëpunuan për herë të parë në 2018 bashkë për këngën “A je” që rezultoi një sukses i vërtetë e sot numëron mbi 40 milionë klikime. Mes dyshes u vu re një super kimi dhe fansat u kanë kërkuar shpesh një tjetër bashkëpunim. Më në fund ata ua realizuan dëshirën.