Tori Spelling, një nga protagonistet e “Beverly Hills 90210” u fotografua pranë një prej vilave të saj duke futur kuti të mëdha. Jo në adresën e shtëpisë ku jeton, pa unazë në duar dhe me kuti të mëdha që duhet sikur po transferohet aty. Të gjitha këto detaje të bëjnë të besosh se thashethemet që po qarkullojnë prej ditësh, mund të jenë të vërteta. Thuhet se Tori dhe bashkëshorti i saj Dean McDermott, prej 15 vitesh bashkë, po divorcohen.
Vetë Dean në një intervistë, kur u pyet për këto thashetheme tha: “Është e çuditshme që njerëzit duhet ta dinë çfarë po ndodh me Torin dhe Deanin? Ajo nuk e mban unazën e saj. Edhe? Pse duhet ta dini ju këtë? Si do të ndikojë kjo në ditën tuaj?”
Spelling gjithashtu refuzoi të jepte detaje kur u pyet.

Ndërsa asnjëri prej tyre nuk e mohon apo nuk e konfirmon, por vazhdojnë të shfaqen pa unazën e martesës në duar, shton dyshimet. Ata janë prindër të pesë fëmijëve: Liam, 14, Stella, 13, Hattie, 10, Finn, 9 dhe Beau, 4.