Çifti Naim dhe Mihrije Braha kanë marrë pjesë në emisionin Përputhen në një natë që ka qenë mjaftë dramatike për konkurrenten e emisionit Alvisa.
Alvisa u akuzua nga Hyseni se kishin bërë plane që të riktheheshin në Për’puthen si çift, por gjërat ndryshuan pasi u përjashtua nga programi.
Ai ka treguar se krisja mes tyre ndodhi kur Bashkimi erdhi nga Amerika dhe Alvisa shkoi në shtëpinë e tij për ta takuar.
Lidhur me këtë çështje Alvisa kishte përplasje të ashpra me Arian Konomin i cili e quajti të pacipë.
Në një nga këto situata këngëtarja Mihrije Braha u dëgjua duke qeshur, për çka konkurrentja e Përputhen iu kthye ashpër duke i thënë se nuk është për të qeshur.
