Kanye West e harron Kim Karadashian, hidhet në krahët e modeles 22 vjeçare

Bota e Yjeve

Kanye West e harron Kim Karadashian, hidhet në krahët e modeles 22 vjeçare

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 21:44
Kim Kardashian dhe Kanye West

Siç duket Kanye tanimë është mësuar pa Kimin.

Reperi i njohur Kanye West ka dalë publikisht me të dashurën e re, me modelen Vinetria. Ata u fotografuan këtë në ndeshjen debutuese të basketbollit të “Donda Academy” në Minneapolis, ku shihen të ulur përkrah njëri-tjetrit.

Kjo lëvizje vjen vetëm një javë pasi Kanye befasoi fansat duke shprehur shpresat për një ribashkim me ish-gruan, Kim Kardashian dhe duke mohuar se ai ishte divorcuar nga ylli, e cila tani thuhet se është në lidhje me yllin e SNL, Pete Davidson.

Vinetria gjithashtu thuhet se ishte me reperin në Miami muajin e kaluar kur ai xhiroi intervistën e tij në “Drink Champs”, gjatë së cilës ai tha se Kim Kardashian është ende gruaja e tij dhe shtoi se nuk kishte parë asnjëherë ndonjë letër divorci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat