Ajo vetëm dy ditë më parë është rikthyer me projekt të ri muzikor pas një pauze të shkurtër.
Bëhet fjalë për artisten Melinda Ademi, e cila të shtunën (6 nëntor) solli këngën e radhës të quajtur “Melodia”.
Projekti duket se është pritur shumë mirë nga fansat e publiku dhe vetëm për dy ditë mblodhi mbi 1.5 milion klikime.
E lumtur me suksesin e kësaj kënge, Ademi ka ndarë disa fotografi të reja të realizuara gjatë xhirimeve të videoklipit.
“Shpresoj që ju ka pëlqyer kënga e re ‘Melodia’ 1.5 milion klikime për dy ditë në YouTube. Po shoh shumë komente pozitive dhe po ndihem krenare me ju dhe veten. Faleminderit shumë, ju dua”, kanë qenë fjalët e 25-vjeçares.
Rikthimi i Melindës vjen pas “Ay Caramba” që e lansoi në korrik në bashkëpunim me Gjikon dhe Nora Istrefin.
Ajo edhe këtë vit ka qenë shumë e angazhuar me mbrëmje e koncerte muzikore.