Të famshmit shpesh vihen në shënjestër të thashethemeve se i janë nënshtruar operacioneve të ndryshme plastike për të ndryshuar pamjen. E ndonëse në disa raste rol kryesor luan gjenetika, në disa të tjera ndryshimet janë aq të dukshme, sa është pothuajse e pamundur që ndërhyrjet të fshihen.
Që kur Tom Cruise doli në një lojë bejsbolli muajin e kaluar, fansat kanë spekuluar nëse pamja e tij, me fytyrë të rrumbullakët dhe me faqe topolake, ishte rezultat i plakjes apo i ndonjë shiringe. Njerëzit nuk mund të kuptonin nëse ylli kishte boshatisur frigoriferin apo kishte zgjedhur fillerat për të theksuar tiparet e tij.
Në mënyrë të ngjashme, vetëm disa ditë më parë, Madonna befasoi ndjekësit me pamjen e transformuar, shkruan “Bright Side”.
Gjithçka tregon se, me qëllim apo jo, shumë yje të Hollivudit kanë ndryshuar në mënyrë dramatike pamjen e tyre me kalimin e viteve. Ja disa personazhe të famshëm, pamja e të cilëve ka qenë prej kohësh objekt debati.







